Përgënjeshtrohet lajmi, deputetja nuk kishte fshehur gaz lotsjellës në organin gjenital

0
185

Pas publikimit në mediat kosovare të lajmit se deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kishte fshehur gazin lotsjellës në organin e saj gjenital, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo e cilëson këtë lajm thjesht një fushatë përbaltje.

Vetëvendosje i referohet edhe mjekut Jusuf Ulaj, i cili thotë se “si mjek, me përgjegjësinë e plotë profesionale, ligjore dhe etike, pohoj se, siç duket edhe në fotografinë e publikuar, në trupin e zonjës Haxhiu nuk ka asnjë objekt. Këtë gjë mund ta vërtetojë kushdo, duke e paraqitur të njëjtën fotografi tek një mjek profesionist”.

“Pas përgënjeshtrimit të portalit “Indeksonline”, i cili publikoi një foto të rrejshme, sot i erdhi radha portalit “Gazeta Express” të publikojë një fotografi të cilën e ka siguruar dhe e ka publikuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe e ka interpretuar në mënyrë të rrejshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here