Dy persona janë ndaluar, disa të tjerë janë në kërkim ndërsa do të hetohen në gjëndje të lirë tre persona, mes tyre ish nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo.
Ata akuzohen si përgjegjës për protestën e djeshme tek parku I Liqenit ku u dëmtua rrethimi i zonës ku do të ngrihej parku i lojrave.
“Protestuesit u konfrontuan me Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit duke i kundërshtuar fizikisht, më pas duke bërë thirje për veprime te dhunshme. Protestuesit filluan të dëmtonin rrethimin e objektit në ndërtim si dhe kanë dëmtuar mjetet që ndodheshin në brendësi të objektit, mjete këto në pronësi të firmës “Kasel” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se ka identifikuar si persona përgjegjës
Ka ndaluar Petrit Fejzullai, 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Hasan Molla, 50 vjeç, banues në Tiranë.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, si pergjegjes per mbarevajtjen e protestes
Suzana Dimushi, 37 vjeçe, banues në Tiranë
Ergys Harkanaj, 39 vjeç, banues në Tiranë
Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
G. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë
N. B., 49 vjeç, banues në Tiranë
F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë
S. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë
Xh. D., 72 vjeç, banues në Tiranë
I. H., 26 vjeç, banues në Tiranë
Akuzat
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkatërrim Prone”, patashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, ” Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal si dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.