Puna ku fiton më shumë se 190 mijë paund në vit, askush nuk e kërkon këtë punë

0
225

E pozicionuar në fshatin e bukur të Zelandës së re, ju do mendonit se doktorë të rinj nga e gjithë bota do vdisnin për tu zhvendosur në Tokoroa. Një pagë vjetore rreth 400 mijë dollarë (190 mijë paund), pushim natën dhe në fundjavë, çmime të ulta për shtëpi, një javë vetëm me 4 ditë, 12 javë pushime në vit si dhe gjysma e praktikës GP falas.Dr. Alan Kenny ka ofruar një pagë të konsiderueshme me një stil jetesë që çdokush do e donte por askush nuk është i interesuar.

61 vjeçari shpenzoi 2 vite duke tentuar të gjente një zëvendësues për vendin e tij të punës por në 4 muaj muajt e fundit ai nuk ka marrë as edhe një lloj interesimi.

Dr. Kenny punon në një praktikë me 6 doktorë në Torakoa, qytet me një popullsi 13,500 banorë 130 milje në jug të Auckland.

Ai u zhvendos nga Britania e Madhe për vendin e punës 30 vite më parë por pranon se distanca e qytezës nga qyteti i madh dhe volume i madh i punës mund të kenë shkaktuar mungesën e interesimit nga të diplomuarit për mjekësi.

“Është problemi madh të gjesh zëvendësues sepse nuk mund të gjeja dikë të përkohshëm,”-  shprehet ai për New Zealand Herald.

“Vitin e kaluar, anulova pushimet e mia sepse nuk mund të gjeja një zëvendësues. Këtë vit me siguri duhet t’i anuloj sërish dhe është shumë e vështirë për mua,”- shtoi Dr.Alan.

Ashtu si dhe shumë vende të tjera, Zelenda e re “vuan” për të punësuar të rinj në zona rurale me një raport që tregon se 37% e pozicioneve të punës në vende rurale ishin vakante vitin e kaluar, gjë që Dr.Kenny fajëson mungesën e studentëve të mjekësisë në ato zona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here