Drama më e re e Stefan Çapalikut me regji të Altin Bashës pjesa e tretë e “Triologia Albanica” kalon nga Çuli tek Kiço Londo
Projekti më i ri teatror “Made in Albania” një dramë e Stefan Çapalikut fillon punën në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo dramë e cila i bën jehonë Shqipërsië, asaj të somtes, të vërtetës, thelbësores, asaj të padukshmes, vjen nën regjinë e Altin Bashës. Në këtë dramë në rolet kryesore do të interpretojnë Zyliha Miloti dhe Luftar Paja, Florian Agalliu dhe shumë aktorë të rinj, për të cilët është menduar se do ti japin energji shfaqjes. Ndërsa skenografe dhe kostumografe do jetë Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina.
Drama më e re është pjesa e tretetë e “Triologia Albanica” ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”. Gjatë prezantimi të këtij projekti regjizori Basha u shpreh tha se drama do të jetë ashtu si edhe emri i saj, Made in Albania. Në kastën e aktorëve tha Basha, janë përfshirë nga aktorët me eksperiencë deri tek ata të ditëve të somte. Drama do të ketë 11 aktorë. Regjizori shpjegoi se njerëzit, ngjarjet si dhe produktet në këtë projekt artistik janë të gjitha me origjinë shqiptare. Është parashikuar që premiera e shfaqjes të jetë në muajin prill.
Ngjarjet në “Made in Albania” zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilen punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rraba me etiketat “Made in Albania”.
“Kjo është një përpjekje, nuk mendoj që ka një strategji të qartë dhe të vëmendshme ndaj dramës shqipe, mendoj që përkundrazi drama shqipe është në një moment të vështirë, është mjaft e paragjykuar, por unë nuk mendoj që kjo duhet të bëjë që drama shqipe të zhduket nga repertori i teatrove shqiptarë. Mendoj që kjo vepër do të jetë një dëshmi e asaj që në dramën shqipër mund të gjenden vlera po aq të fuqishme sa në dramën e huaj”, thënë regjizori Altin Basha në prezantimin e bërë.
Ndër të tjera regjizori Altin Basha u shpreh se ku projekt ishte parashikuar për tu punuar dhe shfaqur në Teatrin Kombëtar, por tashmë rrjedha sipas tij na çoi në Teatrin Ekperimental. Sipas Altin Bashës, drejtori i këtij institucioni ka shprehur prej kohësh interesin që shfaqjen ta bënte pjesë të teatrit që drejton. Kujtojmë se marrëdhinet mes Altin Bashës dhe Hervin çulit, drejtorit të Teatrit Kombëtar kohët e fundit kanë qënë jo të mira nisur edhe nga deklaratat e tyre në media.
Stefan Çapaliku ka pasur bashkëpunime të susksesshme me Altin Bashën, një ndër to edhe në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan çmimin e parë me “Allegretto Albania”.