Gjumi faktor ndikues ne sjelljet e femijeve

0
173

 

Mjaft gjume dhe kualitativ mund te zvogeloje hiperaktivitetin dhe sjelljet e keqija te femijeve.
Nje studim i shkencetareve finlandeze tregoi se mungesa e gjumit tek disa femije shkakton hiperakt

ivitet, nervoze dhe sjellje te keqija, e jo shume gjume sic pritej. Prej 280 femijeve te anketuar ata te cilet flinin me pak se tete ore ishin shume me hiperaktiv se te tjeret.
Ekspertet konsiderojne se mjaft gjume mund te permiresoje sjelljet e femijeve te shendosh dhe te zvogeloje simptomat e crregullimit te vemendjes (ADHD).Kete studim e kreu nje ekip ekspertesh nga Universiteti ne Helsinki dhe nga Instituti Kombetar per Shendetesi i Finlandes, me femije te shendosh ne moshe prej 7-8 vjet. Asnje prej 280 femijesh, sa ishin te perfshire ne studim nuk kane pasur kurrfare crregullimi te vemendjes.
Femijet u percollen gjate shtate diteve, shenohej sjellja e tyre, periudha e gjumit dhe aktiviteti, pastaj rezultatet krahasoheshin me testet qe perdoreshin per diagnostifikimin e crregullimit te vemendjes. Eshte konstatuar se femijet te cilet flinin me pak se tete ore ishin me hiperaktiv dhe silleshin me keq.

“Arritem te tregojme se gjumi i shkurte dhe problematik lidhen me crregullimin e vemendjes. Konstatuam se gjumi i mjaftueshem tek femijet eshte i rendesishem per preventiven e crregullimit te vemendjes”, tha udheheqesja e studimit, Juulia Paavonen.
“Madje gjysme ore me shume gjume u tregua si ndihme e rendesishme per permiresim ne rastet e crregullimeve te vemendjes”.
Eshte verejtur se mungesa kronike e gjumit eshte problem i madh per shume njerez te rritur dhe se mund te kete pasoja te dukshme ne shendetin dhe perditshmerine e tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here