Kishte përfituar nga amnistia e fundvitit dhe arriti të qëndroi në liri vetëm pak kohë. Por gjatë kësaj periudhe nuk është përmbajtur duke iu rikthyer sërish zanatit të vjetër, hajdutllekut. Xhuljan Asllanaj, 24 vjeç, është arrestuar nga policia si person i skeduar në aktivitetin e vjedhjes. Kapja e tij u bë gjatë operacionit “amnistia e fundit”. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe disa shtetas të tjerë. Asllanaj e la qelinë e burgut në 20 janar, por u rikthye sërish një muaj më pas, pikërisht në datë 22 shkurt. Bashkë me të në vjedhje kanë marrë pjesë dhe Genci Shiba, 20 vjeç, banues në Tiranë e Denis Subashi, 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. T., ku kishin marrrë një sasi monetare, një orë dhe një pale çelsa makine. Është arritur që këtyre shtetasve t’ju dokumentohet me prova ligjore një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim me njëri -tjetrin të cilët këtë aktivitet kriminal e kishin të shtrirë në pjesë territoriale të ndryshme, me konkretisht : Ngjarje e ndodhur më datë 15.02.2016 në juridiksionin e Komisariatit Nr 2, ku është vjedhur banesa e shtetasit O. A, 42 vjeç, ku është marrë një shumë prej 60.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Ngjarja e ndodhur më datë 31.01.2016 vjedhje në juridiksionin e Komisariatit Nr 1 Tiranë ku është vjedhur banesa e shtetasit I. B. Ngjarja e ndodhur me datë 29 01.2016 në Selit të Vjetër ku është vjedhur banesa e shtetasit D. M. Ngjarja e ndodhur me datë 02.02.2016 në rrugën Liqeni Thatë vjedhje banese e shtetases N. M. Ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2016, ku është vjedhur banesa e shtetasit E. Gj. Ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2016, ku është vjedhur banesa e shtetasit F. M . Ngjarje e ndodhur në date 16.02.2016, në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 6 është vjedhur banesa e shtetasit P. S., 52 vjeç, ku është marrë një kasafortë e vogël, me një shumë prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Ngjarje e ndodhur në datë 03.02.2016, në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 4, ku është vjedhur banesa e shtetasit A.Xh, 53 vjeç, banues në Tiranë ku janë marrë bizhuteri me vlerën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Ju gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale . Një orë dorë e markës “Motblank”. Një shumë monetare prej 15 Dollarësh. Aparat telefonik “Samsung”
•Aparat telefonik “Alkatel” Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje të pasurisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.