Operacioni “Gjeneratori”/“Gjeneratori” arreston 30-vjeçarin, kishte kryer 13 vjedhje banesash

0
240

 

 

Betim Lame është 30 vjeç dhe duket se ishte punësuar në grabitjen e banesave të qytetarëve të Tiranës. Gjatë ditës së djeshme Policia e Shtetit konfirmon se ka kryer arrestimin e 30-vjeçarit, ndërsa ka bërë të mundur identifikimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal. Sipas policisë janë dokumentuar me prova  ligjore 13 vjedhje të tjera të kryera  gjatë 2015-2016. Lame rezulton I dënuar më parë për akuzën e vjedhjes.  Vënia e tij në pranga u krye pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga prokuroria e Tiranës. Vjedhjet që dyshohet se ka kryer janë ato të ndodhur në shtëpinë e shtetasit J.A.,  në datë 04.02.2016, në Kamëz. Kjo është vjedhja e fundit që ka bërë. Ndërkohë që janë vërtetuar një sërë vjedhjes së tjera të kryera në 2015-2016.  Më datë 09.01.2015, në Paskuqan Nr.1, ka vjedhur elektromotorin e hapjes së derës së gabinës së ashensorit. Më datë 23.03.2015, në banesën e shtetasit  R. T., ka  vjedhur  pompat e ujit ,  një gur fresibël dhe një trapan. Më datë 16.06.2015, në rrugën “Demokracia“, ka vjedhur dy pasqyra  të  mjetit veturë tip “Mercedes Benz“, dhe 1.000 lekë në pronësi të shtetasit  S. Sh.
Më datë 19.06.2015, në banesën e shtetasit  Z. L, ka vjedhur një matrapik dhe një gure fresibël.
Më datë 04.08.2015, në oborrin e banesës së shtetasit A. K., ka vjedhur pompën e ujit.
Më datë 27.08.2015, në banesën e shtatsit N. K. ka vjedhur  nje  karrocë dore dhe matësin e energjisë elektike të banesës. Më datë 20.12.2015, ka vjedhur një gjenerator elektrik në lokalin e shtetasit F. P. Më datë 30.08.2015, në banesën e shtetasit  P. S., ka vjedhur matësin e Ujësjellësit.
Më datë 30.09.2015, në barakën, pronë e  shtetasit R. V.,  ka vjedhur një  kazani rakie bakri. Mëdatë 24.11.2015, ka tentuar të vjedhë magazinën e shtetasit V. S. Më datë 02.02.2016,  në banesën e shtetasit  R. M., ka vjedhur një kazan rakije, një gurë freksibël, një kompratorë dhe dy mikrometra. Më datë 11.02.2016,  në banesat  e shtetasve J. N. dhe Xh. N., ka vjedhur telat e brendshme të instalimeve elektrike, tre dritare drualumin dhe një derë duralumin. Më datë 15.02.2015, ka vjedhur matësin e energjisë elektrike në banesën e shtetases E. D. Nga ana e Specialistëve të Komisaraitit të Policisë nr. 5, po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale të përshkruara më sipër. Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga  neni 134 i Kodit Penal

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here