Qindra emigrantë të bllokuar në kufirin e Maqedonisë, pezullohen trenat

0
285

Qindra emigrantë nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi dhe për pasojë kanë mbetur të bllokuar në një kamp tranzit të kufirit me Maqedoninë.

Për shkak të statusit ende të pazgjidhur të Unionit, Maqedonia ka pezulluar transportin me trena të emigrantëve nga Gjevgjalia në kufi me Greqinë në Tabanoc në kufirin serb, ku emigranët vijonin udhëtimin e tyre në Serbi.

Kampi është projektuar jo vetëm për afat të shkurtër transit por edhe për një kapacitet minimal, kurse sot atje janë rreth 900 persona që presin hapjen e kufijve.

Shumicës prej tyre i është mohuar hyrja në Serbi, përfshirë rreth 600 afganë dhe rreth 140 irakianë dhe sirianë, të cilët nuk kanë dokumentet e nevojshme.

“Kemi shtatë ditë që presim të kalojmë kufirin, nuk e kuptoj pse serbia nuk na lejon të kalojnë. Sirianët dhe irakianët kalojnë, kurse ne jo, thotë një emigrant nga Kandahari i Afganistanit”

Fluski i lartë dhe mungesa e një strategjie të përbashkët europiane për të zgjidhur krizën, ka bërë që shumë vende të marrin vendime të njëanshme mbi kandestinët.

Maqedonia dhe fqinjët e saj vendosën tiu japin të drejtën e kalimit vetëm klandstinëve që vijnë nga vendet në konflikt si siria dhe iraku, duke përjashtuar vendet e tjera.

Kjo ka rënduar situatën, duke cuar në këtë kaos që duket pa zgjidhje, teksa mijëra njerëz presin nën acar në qendat trazitore të kufijve për ditë me radhë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here