Rekrutimi i xhihadistëve/Prokuroria mbyll fazën e paraqitjes së provave, ballafaqohen deklarimet

0
187

 

 

Mbyllet  faza e paraqitjes së  provave nga ana e prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të pandehurit që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrinm kanë dërguar në Siri besimtarë myslimanë për të luftuar në krahë të organizatës terroriste ISIS . Ndërsa në seancën e djeshme u bë i mundur dhe  ballafaqimi i deklarimeve të të pandehurëve, I cili ishte edhe  objekti kryesor i kësaj seance gjykimi. Të pandehurit kanë dhënë shpjegime lidhur me mënyrën se si kanë vepruar për të nisur drejt Sirisë besimtarë myslimanë, për të luftuar në krahë të organizatës terroriste ISIS. Një tjetër detajë që doli gjatë gjykimit është fakti se një prej të pandehurve, Bujar Hysa, i cili është vetshpallur si imam i një prej xhamive në kryeqytet, ka qenë pronar i një agjencie turistike. Prokuroria ka hetuar lidhur me këtë fakt, por nuk ka mundur të zbuloi nëse përmes agjencisë së tij ai ka nisur drejt Sirisë, myslimanë. Po dje u dëgjuan për herë të parë edhe fakte që kanë lidhje me vdekjen e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here