Policia italiane ka arrestuar një shtetas maqedonas në Menstre të Venecias me akuzën e rekrutimit të xhihaditësve, me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.
Arrestimi u krye me urdhër të prokurorisë së Venecias. Sipas hetuesve që kanë ndjekur për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, shtetasi maqedonas merrej me rekrutimin e aspirantëve për tu bërë muxhahedinë, më pas ishte një imam bosnjak që kryente procesin e radikalizimit.
Pas përfundimit të kësaj faze ai afronte me Shtetin Islamik, i cili i shfrytëzon për luftat e tij në Lindjen e Mesme.
Qëllimi i monitoritmit të aktivitetit të tij ishte për të kuptuar mënyrën se si ai i rekrutonte këta aspirantë në itali, të cilët i besoheshin në pas Imamit nga Bosnja për të bërë lidhjet e nevojshme me Shtetin Islamik. Në të njejtin kontekst të hetimit, janë mbledhur edhe informacione që kohë më parë çuan në dëbimin e shtetasve maqedonas Arslan Osmanoski, dhe Rexhep Lijmani.
Hetimet fillimisht nisën për të dokumentuar nisjen nga Italia në Siri të katër luftëtarëve të huaj, tre maqedonas dhe një boshnjak. Dy prej tyre janë vrarë në 2013 dhe 2014, kurse i treti ndodhet ende në zonën e luftës.