Situata për zgjedhjen e presidentit, ambasadori amerikan në Kosovë: Opozita ka penguar një proces demokratik

0
170

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawi ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvend në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai është shprehur në mbështetje të institucioneve, ndërsa ka thënë se “është i dëshpëruar që opozita ka penguar një proces demokratik”.“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës siç janë “tradhtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, u shpreh ambasadori Delawie.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here