Tiranë/ Prokuroria përfundon hetimet, çohet për gjykim pronari i kompanisë së ndërtimit ‘Pelivani, mashtroi disa familje

0
202

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Namik Pelivanin, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, i akuzuar për “Mashtrim”. Nga hetimet e organiz të akuzës ka rezultuar se i pandehuri nuk ka respektuar kontratën që (nëpërmjet një ndërmjetësi) kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve e kallëzuan administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here