Zgjedhjet në Kosovë, televizioni serb komenton seancën parlamentare

0
246

 

Janë dy anëtarë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët do të kandidojnë për President të Kosovës, ata janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Kështu e fillojnë komentimin e tyre televizioni serb B92, për seancën parlamentare të ditës së sotme të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq thirrjet për protestë nga ana e Opozitës bashkuan qytetarë në mëngjesin e sotëm nga qendra e Prishtinës e deri tek ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit, përcjellë Klan Kosova. Aty protestuesit madje u ndaluan nga kordonet e policisë që ishin pozicionuar tek oborri i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, B92 shkruan se aty po paraqiten slogane kundër Hashim Thaçit President dhe po ashtu brohorima që bëjnë thirrje kundër kësaj qeverisjeje e të cilat po dëgjohen edhe brenda Kuvendit.

Sipas televizionit B92, disa nga deputetët e Listës Serbe gjenden brenda sallës së Kuvendit, përcjellë Klan Kosova. Të gjithë ata që hynë në Kuvend, gazetarët, deputetët etj, ishin të obliguar të iu nënshtrohen kontrolleve të sigurisë.

Aktivistë të Opozitës para Qeverisë dhe Kuvendit para 3 ditësh ngritën tenda në sheshin e komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke njoftuar që këta të fundit nuk do të lejojnë Thaçin të zgjidhet President i Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen nëse Kuvendi nuk arrinë të zgjedhë presidentin e ri deri më 6 mars.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here