Jemen, 30 të vrarë nga sulmi ajror pranë kryeqytetit Sana

0
215

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm ajror që ka goditur një treg në afërsi të kryeqytetit jemenas, Sana.

Banorët e zonës, të cituar nga mediat ndërkombëtare, deklaruan se, të paktën 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve civilë.

Ende nuk është e qartë se kush i ka kryer sulmet, por rebelët Houthi kanë akuzuar koalicionin e udhëhequr nga sauditët.

Ofensiva saudite synon rivendosjen e qeverisë dhe zmbrapsjen e rebelëve besnikë të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh.

Rreth 6 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake marsin e kaluar, shumica e të cilëve civilë.

Sulmi i sotëm është verifikuar në rajonin Nehm, në veri-lindje të Sanas, ku grupet e mbështetura nga koalicioni kanë avancuar në përpjekje për të arritur pozicionet e rebelëve, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Një burim nga forcat e sigurisë tha për agjencinë e lajmeve “Saba” se në tërësi janë 60 personat e vrarë dhe të plagosur nga sulmi. Nga ana e tij, koalicioni i udhëhequr nga sauditët nuk e ka komentuar ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here