Banorët që preken nga projekti për impiantin sportiv Loro Boriçi kanë protestuar në sheshin përpara tribunës qëndrore të stadiumit. Në të njëjtin vend, ndodhen dhe 6 shtëpitë dhe 2 bizneset e parashikuara për t’u prishur për t’i hapur rrugë zgjerimit të parkingut. Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” ngjitur me stadiumin Loro Boriçi në Shkodër kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë që parashikon lirimin e 4 mijë meter/katrorë tokë për ndërtimin e parkingut të këtij impianti sportiv. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, ndërsa me pankarta në duar i kujtojnë kryeministrit të ndalë grabitjen e pronave dhe të mbajë premtimin e dhënë. Ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga qeveria, banorët kujtojnë se ka sipërfaqe mjaftueshëm përreth stadiumit që të ndërtohet parkingu. Impianti i ri sportiv “Loro Boriçi” është parashikuar të inagurohet në fund të Marsit.