Terrorizmi, Çako-Hoffman: Situata në Shqipëri e qetë

0
172

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Hellmut Hoffman, ku u vlerësua bashkëpunimi mes dy policive. Ambasadori i bëri me dije Drejtorit të Policisë së Shtetit një sërë ndihmash dhe trajnimesh që janë planifikuar për këtë vit për Policinë Shqiptare nga DKA, Policia Federale në bashkëpunim me Francezët. Nga DKA është parashikuar që të ofrohen dy automjete shërbimi për seksionin e narkotikëve. Një bursë ku një kursant do të dërgohet në Policinë Kriminale Federale për të bërë atje një praktikë prej 11 muajsh. Gjithashtu do të ofrohet një trajnim për luftën kundër terrorrizmit. Do organizohet një Ëork-shop për grupet që merren me vjedhje banesash. Trajnim për sigurinë ajrore, për mbikëqyrjen e kufirit, për kufirin detar dhe për dokumentat, për analizën dhe vlerësimin policor dhe një trajnim për verifikimin e identitetit nga policia. Ai tha se kontributi i Policisë Gjermane ka qenë i madh në mbështetje të misionit të Policisë Shqiptare si në aspektin e trajnimeve ashtu dhe në teknologji siç ka qenë në rastin konkret, suporti teknologjik që i është dhënë repartit special RENEA. “Për shkak të rëndësisë lufta kundër terrorit mbetet një nga prioritetet absolute të Policisë së Shtetit Shqiptar. Në këtë aspekt ne jemi të qartësuar e të pozicionuar bashkë më partnerët tanë në luftën kundër çdo radikalizmi apo iniciative të paligjshme që cenon sigurinë e kombeve por edhe të gjithë Europës”, u shpreh Çako. “Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim shumë pozicion e qartë që ka marrë Shqipëria dhe autoritetet e sigurisë në Shqipëri në luftë kundër terrorizmit. Deri tani situata në Shqipëri është nën kontroll për sa i përket terrorizmit dhe kjo falë edhe punës së Policisë së Shtetit”, u shpreh Hoffman nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here