Ali Berisha është emri i cili do zërë vendin e Ramush Haradinajt, pas dorëheqjes sëkëtij të fundit nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një mbledhje të mbajtur ditën e sotme. Sipas KQZ, Ali Berisha është kandidati i radhës që pason në listën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bazë të rezultateve të çertifikuara në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
“KQZ-ja i Rekomandon Presidentes së Republikës së Kosovës që Ali Berisha, kandidat i subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të zëvendësojë Ramush Haradinaj ”, thuhet në një njoftim për media të KQZ-së.
Gjithashtu, citon Klan Kosova, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Prishtinë.