Pavarësisht protestave, Veliaj nuk heq dorë nga ndërtimi i parkut

0
208

Nga një aktivitet për fëmijët në Parkun e Liqenit kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përcolli mesazhin se këndi i lojrave tek Parku i Liqenit do të ngrihet. Sipas Veliajt ata që po protestojnë kanë zgjedhur një betejë të gabuar, atë me fëmijët, pasi u dogjën nga qulli i qeverisjes vendore të Lulzim Bashës. Veliaj përsëriti dhe një herë se ishte gati për të firmosur kontratën me përfaqësuesit e shoqërisë civile për mbikqyrjen e punimeve tek Liqeni dhe matrikulimin e çdo peme. Më 1 qershor ditën e fëmijëve kur do të hapet këndi i lojrave Veliaj tha se ata mund të verifikojnë nëse janë të gjitha pemët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here