Shokuese! 8-vjeçarja vdes natën e dasmës, në duart e bashkëshortit 40-vjeçar

0
145

Një vajzë e vogël vetëm 8 vjeç ka vdekur natën e parë të martesës me një 40-vjeçar. Duket e pabesueshme, por ngjarja ka ndodhur në Jemen dhe vajza vdiq natën e dasmës teksa bashkëshorti i saj po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale.
Nusja 8-vjeçare vdiq pas dëmtimeve të brendshme për shkak të traumave seksuale. Organizatat e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për arrestimin e burrit të saj, i cili ishte 40 vjeç.Vdekja ka ndodhur në zonën fisnore të Hardhit në Jemenin veriperëndimor, e cila kufizohet me Arabinë Saudite. Kjo sjell edhe më shumë në vëmendje, çështjen e debatueshme të martesave të detyruara të fëmijëve në Lindjen e Mesme.Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), në mes të 2011 dhe 2020, më shumë se 140 milionë vajza do të bëhen nuse që fëmijë. Është raportuar se mbi një e katërta e vajzave të reja të Jemenit janë martuar para moshës 15-vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here