Tirana më e ndotura e Europë

0
179

Nuk mund të kemi pikën e dyshimit se, Tirana mund të klasifikohet pa frikë tek  kryeqytetet më të ndotura në Europë.

Sejrie Baleta

Në Tiranë ashtu siç nis agimi, ashtu dhe ngryset dita, me nivel të lartë ndotjeje. Dje në Tiranë nga qielli nuk ra shi por baltë. Kjo gjë as pak dhe as më shumë por vetëm konfirmon shkallën e lartë të ndotjes së kryeqytetit. Pikat e shiut nuk ishin ata të shiut të zakonshëm ku romantikëve nuk u nevojitet as çadra por dëshirojnë të dalin në të pa pasur çadër. Pikat e shiut që ranë dje në kryeqëtat nuk kishin fare lidhje me ato të shiut që duan romantikët. Pikat e shiut dje ishin pika balte që binin mbi rrobat e trupit dhe i qëndronin aty njollë për të lajmërua dhe njollën e mdhe që ka si plagë Tirana. Kjo plagë që lëngon prej vitesh Tirana është plaga e ndotjes se saj. Për të ardhur keq dhe për të reflektuar se si ajri i qytetit ku jetojnë është kaq i rënduar. Nuk mund të kemi pikën e dyshimit se, Tirana mund të klasifikohet pa frikë tek  kryeqytetet më të ndotura në Europë. Madje, konfirmohet zyrtarisht se niveli i ndotjes në Tiranë kapërcen normat e Bashkimit Europian me mbi 20 për qind. Në një intervistë për gazetën “Standard” ambjentalisti Sazan Guri tha se: ” Shkalla e ndotjes në qyteteve si Tirana, Elbasani, Korça, dhe Fieri duke qenë dhe qytetet më të mëdha vej si pasojë e automjeteve , ndertimeve të pallate pa kriter dhe mospaje të politikave orientuese për ruajtjen e ambjentiti. Rënia e shiut me baltë që ndodhi dhe dje në Tiranë vjen si pasojë se në këtë stinë ajri është më i ngjeshur dhe lartësitë e pluhurit që ndrihen në atmosferë nga ndotja e lartë nuk qëndrojnë në lartësitë e mëdha që janë dhe të lejuara. Ata ndodhen në një lartësi nga 0-30m. Tirana është pesë herë më e ndotur sesa normat e lejuara për sa i përket përlogaritjeve në ditë. Nga 300 ditë rezulton se 130 ditë është e ndotur kjo nuk është e vërtetë është dhjetëfish më e ndotur. Masat e ajrit që qëndrojnë në afërsi të tokës janë të rënduara dhe të ndotura dhe prandaj bie dhe pluhur me shi, pastaj bie shi me pluhur dhe ne fund bie vetëm shi” . Ishin këto fjalët që u shpreh abbjentalisti Guri në lidhje me shkalën e ndotje së qëtetit. I pyetur se si  nëse 680 milion lekët që po hidhen nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e parkut për fëmijë te  liqeni Artificial si do ti vinin në ndihmë nëse do të investoheshin për të mbjellur pemë? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje  ambjentalisti Guri tha:”Ne bëjmë punime në drejtimin e gabuar. Ndërtimi i parkut te liqeni nuk është një zgjedhje e duhur dhe e mirë. Ai nuk është një park për fëmijë por kthehet në një park urban. Parku te liqeni Artificial është një park natyrorë dhe i tillë duhet të mbetet. Ka 65 kënde lojrash për fëmijë të shkojnë dhe këto para ti investojnë për rehabilitimin e këtyre parqeve. Dhe fëmijët e Paskuqanit nuk kanë pse të dalin te Kodrat e Liqenit duke qenë se e kanë afër parkun e lojrave që mund tu ndërtohet në lagje. Në Tiranë ne kemi evidentuar 70 vende ku mund të bëjmë ndërhyrje për të mbjedhë pemë dhe për ti ardhur në ndihmë mbjedisit dhe ajrit. Nëse këto para do të investoheshin për rehabilitimin e këtyre parqeve  që ndodhe në Tiranë i bie maksimumi 10-milion lek për çdo park dhe me dhjetë milion lek kanë  mundësi që jo vetëm të ndërtojë parkun por edhe të mbjedhë pemë dhe tu vijë në ndihmë çdo fëmije në Tiranë. Është kjo situata e cila ka bërë që të gjithë qytetarët e Tiranës të ngrihen në këmbë duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e këtij parku te Kodrat e Liqenit Artificial. Për sa i përket shtimit të hapsirave të gjelbëra në Tiranë ambjentalisti Guri tha: “Gjelbërimi Tiranë dhe ulja e shkallës së ndotjes së ajrit mund të bëhet vetëm duke mbjellë pemë. Gjelbëri vertikal është shpëtim i ajrit dhe një mënyrë për të ulur shkalën e lartë të ndotjes. Mbjellja e pemëve gjethegjëra është një startegji që mund të vijë më shpejt në ndihmë. Shkalla e lartë e ndotjes së qytetit ka ndikom te drejtpërdrejtë dhe në shëndetin tonë. Duhet që të gjithë të ndërgjegjësohëmi për një ajër më të pastër për një ambjet më të gjelbër dhe për një jetë më të shëndetshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here