Bulqizë/ Rrëmbehet dhe përdhunohet e mitura, 30 –vjeçari Havajla në pranga

0
279

 

Një vajzë e mitur në Bulqizë, raportohet të jetë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar në një makinë me targa të huaja. Policia e Shtetit tha sot se bën përgjegjës për këtë ngjarje të shëmtuar, një djalë 30-vjeçar i cili është vënë në pranga nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Denis Havalja banues në fshatin Cërruj, bashkia Klos, rrethi Mat, u ndalua ditën e djeshme, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën 13-vjeçare me iniciale M.D., banuese në Bulqizë. Nga të dhënat e policisë mësohet se Havalja, në vendin e quajtur Fushë Bulqizë ka marrë me forcë në automjetin e tij tip “Range-Rover” me targa të huaja T 357 JDP, të miturën M.D., e më pas akuzohet edhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. I riu është ndaluar nga policia duke drejtuar mjetin pa patentë. E mitura pasi ka mundur të shpëtojë nga abuzuesi u ka rrëfyer gjithçka prindërve dhe më pas është bërë denoncimi në polici. Ndërkohë 13-vjeçarja është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Policia e Shtetit tha se Havalja akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Drejtim automjeti pa dëshmi përkatëse”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here