Cani refuzon dëshminë në Komision, zyrtaret e ministrisë: Dijeni ka vetëm titullari

0
153

Debati në Komision, Shehi i PD-së, Hysit: Ti rojtarja madhe ti, ke abuzuar gjithë kohën

Gëzim Saliu

Shtyrja e afatit të punimeve nga Parlamenti për komisionin hetimor për të atë që cilësohet si klonim i të dhënave nga server i Tatimeve ka sjellë jo pak debat e risi në këtë cështje. Ndonëse ish-ministri i Financave, ishte i thirrur dje për të dhënë dëshminë e tij para Komisionit, Shkëlqim Cani as nuk u paraqit e as nuk dha ndonjë arsye për mungesën e tij. Në vend të ish-ministrit në Komision ishte pranishme sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Gelardina Prodani, e cila më shumë se sa zbardhi detaje të çështjes, pohoi se “nuk kishte dijeni për proçesin”. “Unë nuk kam lidhje me proceset e auditimit, për arsye se auditimi është një mjet në duart e titullarit, që në këtë rast është ministri i Financave”, tha ajo. Po ashtu edhe drejtoresha e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave Gentjana Halili tha se i vetmi që kishte dijeni për proçesin ishte ish-ministri Cani. “Jam informuar nëpërmjet medieve në atë moment, si të gjithë të tjerët. Nuk jam në dijeni të procesit”, pohoi ajo. Gjatë seancë mme pyetje- përgjigje rezultoi se, auditi i kontraktuar ishte bërë në një kohë kur nuk kishte kritere, që përcaktonin mënyrën e e procedurës që duhej ndjekur për këtë lloj auditi. “Ligji i vitit 2007 kishte përcaktuar nxjerrjen e një VKM-je me kriteret. Në dispozitat tranzitore të ligjit të 2007-s thuhej që ky VKM duhej të dilte brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. VKM-ja nuk ka dalë asnjëherë. Nuk ka pasur kritere sesi bëhet auditimi me nënkontraktim”, theksoi Halili. Klonimi i të dhënave nga serveri i Tatimeve dy vite e gjysmë më parë, nga një grup auditi i Ministrisë së Financave, është objekt i punës së komisionit hetimor parlamentar

Debati

Prodani:Mua më duket proçedurë normale si gjithë të tjerat. Ristani: po ku të duket normale kur the më parë që ske dijeni për proçedurën ku e di ti.. atëher me që e dike më jep hapat e auditimit për një proçedurë

Prodani: të thashë që në proçeset e auditimit nuk jam e përfshirë.. Ristani: po kur nuk je e përfshirë pse thua që është një procedurë normale

Prodani: atëherë nuk duhej të ishte drejtuar as pyetja ndaj meje. Ristani: atëherë edhe ju mos jepni përgjigje kot më kot

Prodani: më fal… Ristani pa mikrofon: e dike ti që është procedurë normale….

Shehi, Prodanit : Pse jeni përjashtuar nga ky proçes se jeni sekretare e përgjithshme, ju duhet të jeni përgjgjëse e auditimit Prodani: Me ligjin e auditimit që daton në vitin 2010 specifikohet kur është përgjegjësia e auditimit…Përgjegjësia qëndron tek ministri dhe jo tek nënpunësi…

Shehi: Këtu mos hajde me na dhanë leksione se ligji i menazhimit financiar prevalon mbi ligjin e auditit. Prodani: po jo pra se nuk është kështu si thua ti

Shehi: Mos më thuaj mua jo se ti ke qenë vartësja ime…

Bushati i PS: Paske konflikt interesi ti pra në këtë çështje. Shehi: jo nuk kam fare konflikt interesi

Hysi: nuk duhet të flasim me arrogancë. Shehi: je avokate ti? po bën avokaten ti..

Hysi: unë jam juriste dhe i drejtohem nenit 19. Shehi: Rojtarja madhe ti… kujton se është marrë me të drejtat e njeriut kjo, ajo nuk ka moral, ajo i ka shkel vetë

Ristani: Ku jeni bazuar që keni marrë një grup auditimi me nënkotraktim

Prodani: ashtu si thashë nuk mund të përgjgjem për rastin në fjalë. Ristani: e keni bërë me veshë pra, si ai që i bie muzikës jo me nota po me…

Ristani: Këta duan të bëjnë të besojnë se të gjithë proçedurën e ka bërë vetëm ministri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here