Fier/ Burri mban të mbyllur për dy muaj gruan dhe vajzën 7 vjeçe, bën rezistencë ndaj policisë

0
179

njoftimi

Një 56 vjeçar banues në lagjen nr 1 të Roskovecit, i identifikuar si Kozma Kola, ka mbajtur të mbyllur në banesë për dy muaj bashkëshorten e tij l.K 54 vjeç dhe vajzën U. K 7 vjeçe.

Policia bashkiake dhe shërbimi i policisë ka shkuar për të hyrë në banesë me qëllim që ti nxirrte vajzën dhe gruan por ka hasur në rezistencën e këtij të fundit.

Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sopatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë,shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekesor.

Ne dosjen qe Policia ben gati per prokurorine jane vendosur akuzat per plagosjen e policit dhe kundershtim te tij por asnje akuze nuk eshte ngritur për faktin që burri ka  mbajtur të mbyllur në banesë gruan e tij dhe vajzën 7 vjeçe.

Njoftimi i policise

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Kozma Kola, 56 vjeç, banuese në lagjen Nr.1 Rroskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar punonjësit e bashkisë dhe shërbimet e policisë për të hyrë në banesën e tij, të cilët do të nxirrnin nga banesa bashkëshorten, shtetasen L.K, 54 vjeçe, dhe vajzën e tij U.K, 7 vjeçe, të cilat i mbante të mbyllura në banesë për një kohë prej dy muajsh.

Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sopatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë,shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekesor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore osë një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 235, 236/2 dhe 91 të Kodit Penal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here