Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndër të tjera edhe një vendim për caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive vendore.
Sa i përket Bashkisë së Tiranës, rroga e kryetarit varion nga 140 mijë deri në 174 mijë lekë të reja në muaj.
Ndërkohë për nënkryetarët rroga varion nga 130 mijë në 140 mijë lekë të reja në muaj.
Në këtë VKM është përcaktuar niveli i pagave edhe për funksionarët e bashkive të tjera të vendit në varësi të numrit të popullsisë që ato kanë. Vendim i shtrin efektet financiare nga data 1 shkurt 2016.