Ka ndodhur në Kavajë. Operacioni i Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike ka hasur në rezistencën e qytetarëve. Policia e Shtetit bënë me dije se një 41-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka goditur me sende të forta një punonjës të OSHEE. Ngjarja ndodhi në datë 29 shkurt në Kavajë. Gentian Daka, 41 vjeç, është personi i arrestuar. Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi, ka goditur me sende të forta punonjësin e OSHEE, shtetasin B. D, i cili ka qënë në krye të detyrës. Më tej policia sqaron se punonjësi i OSHEE- së ishte duke i prerë energjinë elektrike shtetasit Gentian Daka pasi ishte debitor dhe në ato momente ai është goditur me sende të forta nga shtetasi i lartpërmendur. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.