Pas protestave të tregtarëve Veliaj pranon të rishikojë taksën e hapësirës publike

0
184

 

Pas protestave të tregtarëve dhe negociatave me ta, Bashkia e Tiranës është tërhequr duke vendosur kështu të rishikojë taksën e zënies së hapësirës.

Sipas marrëveshjes, do të ketë një rindarje të zonave për llogaritjen e tarifave që duhet të paguajnë bizneset për zënien e hapësirës publike.

Bashkia është tërhequr nga taksa për tavolinat për të gjitha bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Tërheqja e Veliajt vjen në një kohë kur ndaj tij ka nisur edhe një valë protestash kundër projektit të këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial.

Kryebashkiaku kërkon të zbusë sadopak klimën kundër tij, prandaj zgjodhi të tërhiqet nga çështja taksës për zënien e hapësirës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here