PD: Rakip Suli përfitoi fonde publike, duhet t’i hiqet mandati

0
191

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve u mblodh pasditen e djeshme për të diskutuar mbi ligjshmërinë e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Rakip Suli. Opozita deklaroi se Suli ka përfituar para nga fondet publike e për këtë arsye atij duhet t’i hiqet mandati. “Të gjithë kemi familje dhe të gjithë mund të merrnim fonde ose nga një copë hekurudhe. Këta marrin me leje të kryeministrit. Po mbroni një deputet që ka marrë fonde publike. Kërkesa jonë për heqjen e mandatit është depozituar në dhjetor dhe ka 3 muaj që fshihet. Deputetët ndalohen nga Gjykata Kushtetuese për të përfituar fonde publike. Ky fenomen dhe dekriminalizimi po i nxijnë faqen Parlamentit. Pastrimi i Parlamentit nga njerëz të tillë duhet të bëhet menjëherë”, theksoi deputeti i PD-së Eduart Halimi. Më tej ai shtoi se,:  “Parlamenti është i mbushur me banditë dhe me deputetë që marrin fonde publike”. Ndërsa Kastriot Islami deklaroi se,:“Seanca e sotme është shumë e thjeshtë nga pikëpamja juridike, duhet të jemi të gjithë në një qëndrim. Ne kemi nevojë të përmirësojmë imazhin tonë”. Ndërkaq avokati i Rakip Sulit argumentoi se deputeti është zhveshur nga pronësia e kompanisë përpara marrjes së mandatit: “Përpara se zoti Suli të bëhej deputet (05.09.2013) ka bërë kalimin e kuotave që kishte në kompaninë e tij”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here