Qeveria miraton listën e vendeve të treta të sigurta dhe disa vendime të rëndësishme

Këshilli i Ministrave ka marrë sot disa vendime të rëndësishme. Kështu qeveria ka miratuar listën e vendeve të treta të sigurta.   Gjithashtu qeveria ka miratuar rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.   Qeveria ka miratuar në parim, Protokollin ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Argjentinës, për bashkëpunimin shkencor dhe teknik. nënshkruar në Tiranë, më 19 korrik 2007.   Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore.   Qeveria gjithashtu ka vendosur sot për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore. Qeveria ka vendosur edhe për mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe përbërjen e komitetit të auditimit të brendshëm në njësitë publike si dhe marrëdhëniet me njësinë e auditimit të brendshëm.

Qeveria miraton listën e vendeve të treta të sigurta dhe disa vendime të rëndësishme

Rama ka frikë nga Byroja Kombëtare e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko