Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Shkodrës, ndërsa një 19-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në Parrucë pranë shkollës “Ndre Mjeda” rreth orës 10-00 të së martës ndërsa drejtuesi i motoçikletës sportive Bekim Turishta mbeti i plagosur rëndë. 19-vjeçari i cili po udhëtonte me një motor sportiv nga Parruca në drejtim të daljes së qytetit, si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me automjetin tip BMË dhe më pas me 3 automjete të parkuara në anë të rrugës. Kjo i ka shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe kokë, ndërsa në vendngjarje mbërriti menjëherë auto-ambulanca e cila transportoi drejtuesin e motoçikletës në spitalin e Shkodrës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë. Menjëherë kanë nisur hetimet e policisë për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia e Shkodrës sqaron se ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip BMË me iniciale S. S., 25-vjeç deri në sqarimin e plotë të këtij aksident.