https://youtu.be/z01MZxcT_8w
Një video qesharake është filmuar në Durrës, ku tregohet se si një efektiv i policisë së shtetit ndalon një makinë me dy qytetarë dhe pasi kontrollon dokumentat e makinës dhe të shoferit, befas i kërkon patentën edhe pasagjerit.
Të dy qytetarët hasin shumë vështirësi për ti mbushur mendjen policit se patentën është e detyrueshme ta ketë vetëm drejtuesi i mjetit. Duhej ndërhyrja e kolegut të policit i cili më në fund i mbushi mendjen se nuk mund t’i kërkosh patentë pasagjerit.