Policia e Tiranës ka arrestur 2 persona të cilet dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe ka sekuestruar 10 kg kanabis sativa. Një prej të arrestuarve është punonjës i policisë së burgjeve. Të arrestuarit janë:
- Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve.
- Shkelzeni Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të kryeqytetit në zonën e Farkës. Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë – Elbasan por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij. Ky shtetas u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :
- 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”
- Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56
- Dy krehër me 14 fishekë
- Një automjet i tipit “Mercedes-Benz “, me targa “TR 5686 I”
- 4 telefona celular.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.