Bushati: Rama e paraqet realitetin si do vetë, prish shtëpitë e fukarenjve, lë sarajet e Koços

0
183

Edi Rama merret me fukarenjtë duke iu prishur shtëpitë, por jo me sarajet e Koço Kokëdhimës apo ndërtimet e Aleksandër Frangajt.

“Nuk lanë shtëpi  fukarai pa prishur, Koços ja lanë sarajet.

Nuk lanë njeri pa i prishur ndërtimet, Sandrit ja lanë.

Kjo është një maskaradë”, tha Bushati në emisionin e Ylli Rakipit.

Ai thotë se oligarkët në vend, tashmë janë bërë klientë të Ramës.

“Janë të njohur publikisht nga të gjithë, janë dy grupime të mëdha, janë ata që janë ndërtues dhe njëkohësisht pronarë mediash, të dytët janë ata që s’kanë bërë media, nga ndërtues u katapultuan deputetë të PS.

Këta grupi i dytë kanë një lloj ndershmërie se janë afishuar në një krah.

Këta të parët kalojnë herë nga PS, herë nga PD.

Nëse ne shohim sot, të gjithë ata që dje Erion Braçe i quante deputetë oligark, sot janë bërë klientët e  Edi Ramës.

Këto janë dy grupe më të mëdha, njëri që është në PS dhe tjetri që është mobil. Nga këta që po shfrytëzojnë edhe pushtetin e sotshëm.

Shqiptarët shohin lajmin e TV Klanit.

Ju e kujtoni që një shqiptar normal nuk e sheh TV Klanin që deri dje mbronte 21 janarin, vrasjen në bulevard, sot merr një leje ndërtimi para Ekonomikut, një leje në plazh dhe ta kthen që Shqipëria po ecën përpara dhe nxori gazetaren që pyeti dhe Merkel, pas furçeve për Berishën.

Një qytetar normal që hap TV te Klani thotë ore kush tallet me mua?

Kanë 12 vjet që bëjnë teatër e paraqesin realitetin siç duan, i shfrytëzojnë nga parku siç duan, marrin edhe votat, i talluari jam unë, Lubonja dhe ata të rinjtë e dokumentarit”, tha Bushati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here