Joshte bosët e mafies për t’i vrarë më pas, arrestohet ish-miss Bosnja

0
172

mis

Femrat e bukura sigurisht që janë të pëlqyeshme. Nuk mbeti pas as ish-Miss Bosnja, e cila fal bukurisë, ishte “rekrutuar” nga të fortët e vendit të saj. Ajo ndodhet në burg, duke u akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Të paktën 5 persona janë vrarë nga grupet ku ajo bënte pjesë. Edhe grabitjet kanë qenë të shumta. Të paktën 4.5 milionë euro janë asetet e rrëmbyera nga grupi ku 29-vjeçarja Slobodanka Toshiçi.

Gjykimi ndaj saj nisi në prill të vitit 2016, ndërsa u ekstradua nga Kroacia së fundi. Arratia ndodhi kur nisi procesi ndaj saj, në një operacion të koduar “Kukulla”.

Toshiçi njihet si ish-e dashura e Darko Elez­it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi. Bukuroshja akuzohet për përfshirjen në vrasjen e Djordje Zdrale, rivali i të dashurit të saj.

Në listën e të akuzuarve, përveç 29 vjeçares, janë edhe 32 persona të tjerë. Vajza ka pozuar për revistën “Play Boy”, duke shpalosur hiret e saj krejt nudo. Shumë të tjerë janë ende në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet boshnjake.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here