Duke folur pas miratimit të akteve nënligjore për dekriminalizimin, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta kerkoi nga opozita qe të heqë dorë nga ultimatumet e panevojshme dhe të mos minojë besimin e krijuar. “Ne do vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë raporte konstruktive larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin dhe besojmë që edhe opozita është në frymën e Venecias, është për reformën në drejtësi dhe të gjitha kërkesat dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit kështu që unë besoj që ekzistojnë të gjitha premisat dhe mundësitë të punojmë sëbashku për reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat e tjera që i interesojnë vendit”. I pyetur mbi paralajmërimet e ish-Kryeministrit Berisha për lënie të mandatit nëse Kuvendi nuk pastrohet nga kriminelët, ai u shpreh: “Këtë punën e dekusarizimit nuk e trajtoj dot sot por e vështirë ta mendoj parlamentin pa zotin.Berisha sepse ai jo vetëm mban gjallë opozitën, por na mban të gjithëve të bashkuar. Ndoshta mund të ketë ndonjë shërbim jashtë vendit apo diçka e tillë dhe e keni keqkuptuar. Doktori është ndarë me kohë nga bojkoti, jam i bindur se do vazhdojë të japë kontributet e tij dhe me eksperiencën e tij ti ndihmojë dhe përfaqësuesit më të rinj të PD”
Do negocionit personalisht ta riktheni?
Meta: Mos më detyroni të them tani që po la Doktori mandatin mkund të bëj dhe unë ndonjë hata, ju lutem.