Para votimit: Ky nuk është më parlament por strofull krimi!
Dhe pas votimit: Parlamenti firmosi nekrologjinë politike të krimit dhe kriminelëve brenda tij!
Dekusarizimi eshte kushti vendimtar per ekzistencen e ketij parlamenti! sb
“Dje deri natën vonë u zhvilluan negociata, por faktikisht negociatat, për krahun e mazhorancës, PS, i drejtonin me telefon ‘grupi i gatshëm i kriminelëve’, të cilët nuk duan kurrësesi të largohen nga parlamenti dhe nga funksionet e tjera. T’u tregosh shqiptarëve se çfarë bënë këta dje gjatë gjithë ditës për të bllokuar punën, është një skenar më i turpshëm dhe më qesharaku. P.sh, do tregohet në formular thoshin, jo vendi ku banon por vendi ku jeton, se duken absurde këto por që të gjitha këto të përllogaritura nga mendësia se si ky grup delinkuent ti shpëtojë ligjit të dekrminalizimit dhe se si Edia Rama të faktojë betimin e tij para Sokol Ballës se në grupin e tij parlamentar dhe në mazhorancën e tij nuk ekziston asnjë i inkriminuar.
Pastaj kundërshtonin me forcë të madhe që mos të përdorej termi ‘indicie’, një term i zakonshëm një jurisprudencë. E kanë mbajtur pesë orë komisionin vetëm për të mos pranuar fjalën “indicie”. Pasi u detyruan të dorëzohen më këtë, kanë gjetur një modalitet tjetër, me të cilin e bllokojnë pothuajse në mënyrë përfundimtare procesin. Dhe ky modalitet është ky që vijon. Ka një proces verifikimi të dokumentave që vijnë, nga palët e huaja për në Shqipëri, dhe ka një praktikë, ka një zyrë, e cila bazuar në ligjin e marrëdhënieve juridike me të tjerët, kryen procesin. Kjo zyrë është në prokurorinë e përgjithshme. Zotërinjtë kërkojnë që prokurori, pasi merr këtë dokument, duhet ti referohet kodit të procedurës penale. Kodi i procedurës penale përcakton një, dy, tre..
Pra, faktikisht i japin prokurorit atribute të gjyqtarëve. Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike sepse ne i njohim të drejtën çdo njeriu, dhe kurrë nuk na shkon mëndja t’ja mohojmë, që të shkojë me këtë vendim administrativ, të shkojë në gjykatë, të padisë dhe të nxjerrë të drejtën e tij. Por vendimi administrativ është një vendim tërësisht i ndarë nga vendimi gjyqësor. Grupi “Xhafa”, pra kunati i Mrikës, Dvorani çfarë ka dërguar në Venecia? Kanë dërguar që gjykatësit, prokurorët, ndaj të cilëve merret masa disiplinore, nuk kanë të drejtë të shkojnë dhe të ankohen në gjykatë. Gjë e cila është shkelja më flagrante e konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Ky nen është absolutisht diktatorial. Është nen stalinist. Vetëm në diktaturë mund të imagjinoheshin nene të tilla, ne jemi vend i lirë dhe ne s’mund të imagjinojmë kurrë që të japim një masë ndaj tjetrit dhe ai të mos ketë të drejtë të sfidojë masën që merret, në gjykata apo në procedurat e dhëna.
Këta, gjykatësve dhe prokurorëve që duan t’i dënojnë në mënyrë partiake, duan t’u heqin të drejtën të shkojnë në gjykatë, kurse ne as nuk mund ta imagjinojmë një gjë të tillë. Këta të gjithë kanë të drejtë të shkojnë në gjykata, por vendimi administrativ është vendim administrativ. Pra të funksionojë siç funksionon për çdo qytetar i cili merr ekuivalentim të veprës penale, pastaj janë gjykatat. Pushteti legjislativ është i detyruar të zbatojë vendimet e tyre, pushteti ekzekutiv nuk mund të shtrihet drejt tyre.
Këtë e bëjnë se kanë gjetur nene që thonë se “vendimi nuk duhet të jetë diskriminues”. Që të gjithë të dënuarit do thonë që janë diskriminuar. Eshtë kështu apo jo? Por që dhe mund të ketë një shkallë diskriminimi këtë unë nuk e mohoj. Po kjo nuk bëhet në këtë mënyrë. Merret dosja. Ky është proces gjyqësor pastaj. Mbi këtë bazë kthehen dënimet. Ne jemi parlament këtu.
Imagjinoni tani, u gjet Artur Bushi me 30 kile kokainë a me sa është gjetur se nuk e mbaj mënd mirë, dhe çfarë bëjnë ata (autoritetet e huaja)? Ata për të mos mbushur burgjet i thonë ik zhduku, të përzë nga Italia dhe nuk futesh më këtu. Ky është një proces që absolutisht këta kërkojnë me çdo kusht, që nëpërmjet disa klauzolave të kodit të procedurës penale, t’i nxjerrin që të gjithë të larë ushtarët e Edi Ramës. Rama po e bllokon dhe po e shkatërron përfundimisht ligjin e dekrimininalizimit.
Ligji i ka të përcaktuara, këta i komplikojnë, këta e kanë mbajtur 6 orë komisionin se nuk pranojnë fjalën “indicie”.
Pyetje: A jeni larg kompromisit?
Unë ju them ju se Edi Rama nuk e pranon këtë proces. Nuk di të them se larg apo afër por presioni i kriminelëve mbi të është i jashtëzakonshëm, detyrimet e tij ndaj kriminelëve të pakufishme. Ndërkohë që është e sigurtë se prapa tij qëndron sivllau Kokëdhima, i cili e kupton që fill pas këtij procesi do të jetë beteja emadhe për dekusarizimin e parlamentit, po kaq e rëndësishme sa e para, dhe Koçoja thotë të ngelet ky proces në klasë se po ngeli dekriminalizimi në klasë unë zgjidhem sekretar i përgjithshëm i PS.
Pyetje: Dje të gjitha palët dolën në konkluzionin se u arrit marrëveshja…
Ata i ndërrojnë fjalët në mënyrën më të turpshme çdo gjysmëm ore. Po ti marrim tabulatet të garantoj që aty është përqëndrimi më i lartë i mesazheve që Edi Rama mund të ketë marrë nga hordhia e tij dhe që mund ti ketë çuar përfaqësuesit të tij në atë tavolinë. Po bën një veprim me pasoja katastrofale.
Pyetje: Cfarë do të bëjë opozita?
Opozita e ka shprehur dhe ky është vetëm një hap. Opozita ka depozituar nisma të tjera dhe qëndron prapa tyre. Ndërkohë opozita po bën një diskutim të gjerë me elektoratin e vet për vendimet përfundimtare. Këto do i merrni vesh sapo të merren. Unë i kam shprehur mendimet e mia, unë them që këta po e çojnë në këtë mënyrë parlamentin drejt dezintegrimit.
Pyetje: Kriminelët po nxjerrin opozitën nga parlamenti?
Ky nuk është më parlament pastaj, ky është strofull krimi. Këtu ka një histori 25-vjeçare. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë që ky parlament për dy vite me radhë të ketë vetëm një çështje, krimin, krimin… Sigurisht që ata e kanë parlamentin, por çdo gjë ka një kufi. Se atëherë, Shqipëria ka një sistem të tërë burgjesh plot kriminelë, le ta bëjëm dhe parlamentin shtojcë të tij, pra burg një ditor një herë në javë. Nuk gjen kund një vend tjetër që të ketë kaq shumë kriminelë dhe kusarë në parlament. Cfarë lidhje kemi me të ne? Nuk kemi asnjë lidhje.”
—- Prononcimi pas miratimit nga parlamenti të akteve nënligjiore të ligjit për dekriminalizimin.
“Kjo ishte një arritje për përpjekjen tejet të vështirë për luftën kundër krimit të organizuar me pushtet. Ju e vutë re, se njëriu që mungoi në parlament, njëriu që me tërbim u largua nga salla ishte Edvin Kristaq Rama, ishte kreu i meduzës së krimit të organizuar të Shqipërisë. Ishte njëriu, i cili nuk mund të ishte kurrsesi në parlament, sepse kishte dhënë me dhjetëra e qindra zotime se ky ligj, se ky protokoll, se ky amandament nuk do ndodhte kurrë por ja që qëndrimi i palëkundur e parimor i opozitës, mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, mëndjet e arsyeshme edhe brenda krahut tjetër, se aty një pjesë janë të inkriminuar ndërsa pjesa tjetër është tërësisht e lirë, bëri që më në fund Parlamenti të firmosë nekrologjinë politike të krimit dhe kriminelëve brenda kësaj salle.
Pyetje: Sa do rrini jashtë parlamentit?
Dekusarizimi esht kushti vendimtar per egzistencen e ketij parlamenti
Axhenda jonë është dekusarizimi, një axhendë e cila është në interesin jetik të çdo foshnje, të çdo nëne, të çdo prindi, të çdo fëmijë, të çdo të moshuari. Janë kusarët këtu në parlament që po thithin si shushunja gjakun e të varfërve shqiptarë duke përdorur imunitetin e parlamentit.
Pyetje: Largimi në kushte të tjera quhet bojkot?
Edhe më shumë se bojkot. Mos e quani bojkot por quajeni më shumë se bojkot pasi të gjitha opsionet janë të hapura, sepse këtu këto ditë ka ndodhur zhvillimi më dramatik në këtë parlament. Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën.
Pyetje: Cilat janë këto opsione, lënia e mandateve?
Eshtë i hapur dezintegrimi parlamentit.
Pyetje: Kur do e vendosni?
Jemi në kontakt me qytetarët..”