Dy kodikët e Beratit regjistrohen në kujtsën botërore të UNESCO si vlera unikale të njerëzimit. Komiteti Ndërkombëtar Konsultativ i UNESCO-s i përbërë nga shumë ekspertë të botës ka regjistruar para dy ditësh në e zhvilluar në Lijiang të Kinës “Dy Kodikët e Beratit” në regjistrin më të rëndësishëm të saj në atë të “Kujtesës së Botës (“Memoire du Monde”) si vlera unikale të njerëzimit dhe që mbrohen tashmë nga UNESCO. Dy kodikët e Beratit, Beratinus 1 dhe Beratinus 2 janë regjistruar, krahas dhe dokumenteve të tjerë më të rrallë dhe vlerave kulturore të papërsëritëshme të vendeve të tjera të botës. Regjistrimi i dy Kodikëve të famshëm të Beratit është padyshim një nxitje për ti propozuar UNESCO-s vlera të tjera që duhen regjistruar në fondin e artë të saj. Programi “Kujtesa e Botës” (“Mémoire du Monde”) dhe krijimi i një regjistri për vlerat më të vyera të njerëzimit në fushën dokumentare, është ngritur nga UNESCO, që në vitin 1992. Në të janë regjistruar me dhjetëra koleksione e fonde dokumentarë. Vetëm para pak vjetësh ishin regjistruar 33 koleksione nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2003, ky numër arriti në 91 koleksione të regjistruara, nga 45 vende anëtare të UNESCO. Kodiku i Purpurt i Beratit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai Purpurt i Beratit” renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.