Firmoste kredi në emër të qytetarëve, nëndrejtoresha e një banke dënohet 3 vite burg

0
198

Albana Zeqja ka qenë nëndrejtoreshë në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet.  Në janar të vitit 2015, ajo u arrestua pasi u konstatua se përmes dokumenteve të falsifikuara dhe duke shfrytëzuar detyrën, kishte arritur të tërhiqte nga arka miliona lekë.  Gjykata pas një shqyrtimi gjyqësor e cilësoi fajtore  Zeqajn dhe e dënoi me 3 vite burg. Por kjo masë dënimi nuk do të kryhet. Kjo për faktin se dënimi është pezulluar, pas kërkesës së vet të pandehurës, përmes avokatit mbrojtës dhe akuzës. Sipas prokurorisë në janar të vitit të kaluar banka ku e pandehura punonte ka bërë një kallëzim penal në ngarkim të saj. E pandehura Albana Zeqja,  ka qënë e punësuar pranë kësaj dege, me detyrën e zv. Drejtorit të Degës. Nga raporti i Kontrollit të Brendshëm, të kësaj Banke, ka rezultuar se kjo shtetase ka përvetësuar, me anë të veprimeve të kundraligjshme,  një vlerë prej 32.554.96 me anë transaksionesh bankare, të parregullta, për periudhën Nëntor 2010 – Mars 2014. Këto veprime të konstatuara janë si më poshtë: Hartimi në emër   të klientëve i aplikimeve për   kredi,  shlerja e  të cilave sigurohet me shumat e depozitave me afat që këta klientë kanë patur pranë Banka e Tiranës, pa dijeninë e klientëve duke fallsifikuar firmat e tyre. Nënshkrimi   në   emër   të   klientëve   i   kontratave   të   kredisë   si   dhe   të marrëveshjeve   siguruese/pengut,   mbi   shumat   e   depozitave   me   afat,   pa dijeninë e klientëve dhe duke fallsifikuar firmat e tyre.

Tërheqje   në   cash   nga   llogaritë   e   kredive   të   klientëve   duke   përdorur mandate   bosh   të   firmosura   më   parë   ng   aklientët   ose   me   firmë   të fallsifikuar të klientëve nga vetë pandehura.  Shlyerja e kësteve të kredive të tërhequra nga pandehura si në emrin e saj, ashtu dhe në emrin e klientëve nëpërmjet çeljes dhe debitimit të llogarive të brendshme të bankës. Shlyerja   e   kredisë   të   klientit   të   marrë   dhe   tërhequr      pa dijeninë e klientit, nëpërmjet shumës të depozitës me afat të klientit. Kryerja e veprimeve si dhënie kredie, shtyrje të afatit të kredisë, rritje e limitit të kredisë etj., pa miratimin e organeve të brendshme të Bankës. Transaksionet janë kryer pas orarit të punës dhe pasi janë printuar nga dega të gjitha transaksionet ditore të punonjësve. E pandehura Albana Zeqja është thirrur dhe ka dhënë shpjegime pranë auditit te brendshëm të bankës në lidhje me këto veprime, ku ajo vetë ka pranuar nëpërmjet një deklarate me shkrim, se ka kryer veprime transaksione bankare dhe konkretisht: Hapjen e kredisë me cash kolateral për klientin Ilir Luzi, në shumën prej  1.000.000 lekë, pa dijeninë e tij. Hapja e kredisë me cash kolateral për klientin Nazmie Caka, në shumën prej 2.100.000 lekësh, pa dijeninë e saj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here