Në prag të festës së nënës, ylli i muzikës botërore, Madonna ka pranuar se e ka humbur betejën dhe se i biri Rocco, nuk do të kthehet më të jetojë me të. Sipas Daily Mail, këngëtarja i ka dhënë kujdestarinë ish-bashkëshorti të saj Guy Ritchie, pas muajsh beteje ligjore. Sipas një burimi, Madonna i ka thënë miqëve se “e ka humbur betejën” për të birin 15- vjeçar dhe ka pranuar se djali nuk do të kthehet më të jetojë me të. Lajmi vjen pasi ajo u emocionua në skenë, gjatë një koncerti në Zelandën e Re, ku ajo u ka thënë fansave të saj: “Nuk ka dashuri më të fortë se ajo e nënës për djalin e saj”, përpara se t’i dedikojë atij këngën “La vie en Rose” dhe të shpërthejë në lot. Gjithçka nisi në dhjetor 2015, kur Rocco 15-vjeçar, fluturoi për në Britani pranë të atit, regjisorit Guy Ritchie. Pavarësisht lutjeve të Madonnës dhe një udhëri nga Gjykata e New York-ut për kthimin e tij për Kishtlindjen në SHBA, Rocco vendosi të qëndronte në Europë, përkrah të atit.