Erdogan propozon ndërtimin e një qyteti të ri për emigrantët

0
202

Turqia po konsideron një plan të ri për refugjatët, për të shmangur popullimin e saj nga emigrantët, njëkohësisht edhe Europën.

Vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan propozoi ndërtimin e një qyteti të ri në pjesën veriore të Sirisë, në të cilin do të vendosen disa nga refugjatët shumë milionësh të cilët e braktisën vendin e tyre për shkak të luftës. Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll theksoi se qyteti i ri do të ndërtohej në afërsi të kufirit turk, duke shtuar se për këtë ide veçmas ka biseduar edhe me presidentin amerikan Barak Obama.

“Do t’ju tregoj diçka. Zgjidhja është të krijojmë qytet në pjesën veriore të Sirisë. Biseduam për atë ide edhe me Obamën dhe madje përcaktuam kordinata, por plani ende nuk ka filluar të realizohet” theksoi kreu i shtetit turk.

Ai sqaroi se qyteti mund të shtrihet në sipërfaqe prej 4.500 km ndërsa infrastruktura e tij mund të ndërtohet në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Autoritetet turke shumë herë janë munduar t’i bindin aleatët e tyre perëndimor të ndihmojnë gjatë vendosjes së zonave të sigurisë në Siri, ku do të vendosen refugjatët, por kjo është hera e parë që Erdogan propozojë ndërtim të një qyteti të tërë. Në Turqi për momentin ndodhen rreth 2.7 milionë refugjatë sirianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here