FOTO – VIDEO / Përleshje dhe shoqërime për ndërtimin te liqeni, ndalohet Zirkon Disha. Një protestues dhe një polic humbin ndjenjat

0
171

Shoqëria civile është rikthyer për të protestuar për ndërtimin e Bashkisë së Tiranës te parku i liqenit.

Ata u përballën me punonjësit e policisë duke u dhuruar lule, teksa janë shprehur se nuk janë vandalë.

Erjon Veliaj ka humbur arsyen dhe po bën garipin”, – janë shprehur protestuesit.

Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të hyjnë brenda gardhit që rrethon punimet.

Ndërmjet protestuesve dhe policisë ka patur përleshje sporadike. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.

Një nga personat që është dërguar në Komisariatin numër 1 është Zirkon Disha, aktivist i njohur i shoqërisë civile.

Një protestues dhe një polic kanë humbur ndjenjat gjatë përleshjeve.

Edhe protestat e kaluara u shoqëruan me përdorim dhune nga policia, ndërsa qytetarët kanë tentuar të bllokojnë punimet.

Shoqëria civile ka paralajmëruar ngritjen e çadrave për të ruajtur parkun nga ndërtimi.

Në Facebook është krijuar një grupim që me ironi është quajtur “Adopto një çadër” (nga “Adopto një çerdhe”) dhe që nënkupton ngritjen e çadrave për të qëndruar aty papushim. https://youtu.be/4RrXBff_8fg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here