Ja shenjat e dhunës mbi protestuesit e sotëm

0
191

Aktivistë të Shoqërisë Civile u përplasën sërish me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, njësoj si dy javë më parë, për të kundërshtuarprojektin për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit në kryeqytet.

Ajo që ishte njoftuar nga Shoqëria Civile si nisma për të adoptuar një park nisi paqësisht, ndërsa këta të fundit pretenduan se detaje të reja kanë dalë në dritë për projektin, të cilat, sipas tyre, nxjerrin në pah mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës.

Synimi i protestuesve ishte të ngrinin një çadër brenda perimetrit të rrethuar përprojektin. Ky ka qenë edhe çasti kur nisi edhe përplasja fizike, pasi policia nuk i lejonte protestuesit për t’u tubuar brenda rrethimit.

Policia shoqëroi dy protestues, Zirkon Dishën dhe Aranit Beqirin, ndërsa një polic i bashkisë u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore, pas përplasjeve meprotestuesit. Po ashtu, ndjenjat i humbi edhe një qytetar.

Ndërkohë, në foto-galerinë e mësipërme Portali Albeu ju sjell disa foto të shenjave të dhunës policore mbi disa protestues.231794 231796 231795 231793

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here