Sulmoi Blushin, komentuesit “kryqëzojnë” Taulant Ballën: O kokrra e *** të solli Fatosi nga fshati, fundërrinë!

0
163

Postimi i deputetit socialist, Taulant Balla, ndaj deklaratës së Ben Blushit dje në Elbasan ka shkaktuar një reagim tepër të ashpër në rrjetin social Facebook. Balla i ka mëshuar dhe njëherë tezës se Blushi flet me gjuhën e SHQUP dhe të Saliut.   ” I ti kokrra e ****, servili Edi Ramës, po paske qenë njeri pa pik dinjiteti more burrë, po s’paske fare cip, Po krahasohesh ti me Ben Blushin, mor fshatar, zemër pulë, po ne e dimë që politika është mashtrim, Po deri be këtë far feje, sa ti mirni frymën popullit, maskarenj të ndyrë, shani e i përbaltni njerëzit që kanë kurajo t’ju thonë të vërtetat në sy. Ndoshta do zoti një ditë juve t’ju lëndoi të njerëzit më të dashur të zemrave tuaja, për të gjitha të këqija që i keni bërë këtij populli, maskarenj të shpifur, ju vraftë zoti”, shkruan një komentues në rrjetin social të Ballës.   “O Taulant vetëm troç si thua gjerat, se ti hodhe poshtë Fatosin që të mori nga fshati dhe të solli në kryeministri, që po i hedh shokët e tu një e nga një, i servilosesh bosëve të pallateve dhe presidentëve të futbollit për t’i zhvatur etje etje, se nuk doni çuna qytetar ju se janë më të mençur se ju dhe ne nga Tirona kemi një fjalë të madhe, kujdes nga katunarët se kur vjen në pozitë të hidhet si uragani e të vret”, ka qenë një tjetër koment në vazhdën e reagimeve të shumta në pas postimit të Ballës.   Por pjesë e anatemimit të komentuesve ka qenë edhe deputetja e Elbasanit, Evis Kushi, e cila dje refuzoi ti jepte dorën kolegut të saj Ben Bushi: “Ky fundërrina me atë Evis Kushin, Hundërren…dy deputet llapaqene të Elbasanit. Kjo Evisja i detyrohet Lal Qazos, se e bëri deputete…mjerë socialistët ku kanë përfunduar. Na del dhëndri i Mafiozit dhe kërcënon deputetin. Dhe deputetja kpmë Evis Kushi nuk i jep dorën Blushit. O shëmtira të shitura dhe të blera. Si do dilni më pas para njerëzve ju fundërrina deputetë? Ju ka fyer Gruja, ajo akademikja nule që na ka zaptuar dhe televizorin lokal. Në fakt në çdo lajm na dalin dy gocat pulë, të shndërruara në Akademike. Si nuk kanë turp, janë bërë karikatura të vetes. Nuk u vjen turp kur shohin vetëm surratin e vet të shëmtut ke lajmet. Po ku ka turp kjo farë e ndyrë. na janë bë horrat e familjes Sejdini të parët e katunit. Këta janë të degjeneruar. Këta duhen tërhequr zvarrë, …po i vjen ora. BURGGGGGGGGGGGG po ku do shkojë kjo Evis Kushi Llapaqenja , pas Qazimit?”.   Ndërsa në një tjetër koment thuhet: “Nuk e kuptoj pse ju shqetëson një deputet i juaji nqs nuk e pëlqen performanca e deritanishme të qeverisë? Ik o Balla lëri lojërat se është turp në 2016 mos të bëhen zgjedhje brenda një subjekti politik”. Nisur nga këto komentet duket se situata brenda radhëve të PS-së nuk është aq rozë sa mundohet të shesë Rama dhe ndjekësit e tij më të afërt dhe reagimi i deputeti Ben Blushi ka filluar të japë efektet e veta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here