Ja si ndodhi sherri sotëm mes Ramës dhe Blushit. Rama gjuan me gotë

0
169

Fillimisht ka folur Gramoz Ruçi i cili tha se ka një kërkesë për të shqyrtuar ngjarjen e Elbasanit po që është më mirë ta shtyjmë se ajo i takon partisë të këtij Qarku. Menjëherë më pas e ka marrë fjalën deputetja Arta Dade që ka bërë një kërkesë për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje. “Kjo ne socialistëve nuk nga ka ndodhur vetçse në kohën e Berishës. Si mundet që ne te kemi mbërritur në pikën për ta sulmuar një kolegun tonë deri edhe fizikisht. Po ju Anastas (Angjeli) dhe Musa (Ulqini) si socialistë të vjetër si nuk ndërhytë në këtë ngjarje” i ka bërë thirrje ajo. Pas kësaj e ka marrë fjalën Ben Blushi duke thënë se atij nuk mund tia heqin të drejtën për të rrëfyer atë që ka ndodhur. “Nuk është burrërri që të mos më japësh fjalën” i ka thënë ai Ruçit.

Por kur deputeti i Elbasanit është ngritur për të rrëfyer atë që kish ndodhur fundjavën e kaluar në këtë qytet, ai ka akuzuar Edi Ramën si nxitës të dhunës. “Njerzit atje nuk kanë faj, fyerjet ndaj meje janë frymëzuar që këtu” ka thënë Blushi.  Dhe kur ky i fundit ka lëshuar shprehjen se “kjo parti mbron kriminelët dhe sulmon ata që kërkojnë votime”, Rama nuk i ka mbajtur dot më nervat.

Ai së pari ka parplasur në mënyrë demostrative një gotë uji në dysheme dhe më pas ka filluar të bërtasë në drejtim të Ben Blushit: “Shpifës, ti je shpifës”. Një burim brenda grupit tregon se Ramën e lanë nervat dhe vazhdoi ti ulërasë deputetit të tij: “Ku i ke emrat, trego emrat e kriminelëve, u bënë dy vjet që shpif”. Ngritja e toneve mes të dyve ka zgjatur më shumë se 20 minuta pa ndërprerje. Ndërkohë që Rama ulëriste edhe Ben Blushi vazhdonte me të njëjtin ton duke thënë: “Kriminelët në këtë parti i solle ti dhe do të duhet kohë që ta shlyejmë këtë damkë”. Debati është mbyllur kur Rama ka përsëritur etiketimin “Shpifës” ndërsa Blushi i është përgjigjur: “Ti nuk ke burrëri as deri tek taka e këpucës”.

“Ata shkëmbyen edhe mjaft sharje e ofendime të rënda në mes të deputetëve që qëndronin të heshtur, por shumë prej tyre humbën mes ulërimave dhe gjendjes së nderë” tregon burimi i Lapsi.al. Ai thotë gjithëashtu se ajo që e tërboi ramën më shumë sesa akuzat si mbrojtësi i kriminelëve qe shfryrja e Blushit: “Ti je demode”.Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here