Deputeti i PS Ben Blushi ka rrëfyer momente nga jeta e tij që në vegjëli, kur ishte në shkollën 8-vjeçare, në gjimnaz e më tej. Në një intervistë për TV Scan, Blushi tregon se në gjimnaz ka qenë shok klase më kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në gjimnazin ‘Sami Frashëri’. Siç thotë ai, raportet në atë kohë i kishte si mirë, ashtu edhe keq. “I kemi pasur të dyja nuancat e një raporti, edhe të mira, edhe jo shumë të mira. E thashë, unë nuk kam qenë një djalë i urtë dhe i qetë, sidomos në këtë moshë, çka u ndodh në përgjithësi djemve. Nuk është se kam qenë njeri i prapë, por i lëvizur në një kuptim. Kështu që, qëllonte të kishim edhe zënka të vogla, mosmarrëveshje. Është normale në një klasë. Kjo e bënë një klasë gjimnazi shumë më të bukur”, tregon ndër të tjera Ben Blushi.