Kryeministri Rama sulmohet nga qytetarët në Shkodër (video)

0
211

 

Sërish incidente sapo Kryeministri Edi Rama ka dalë nga Bashkia e Shkodrës, ku pati një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi. Banorët që e prisnin jashtë Bashkisë u afruan sërish për ta takuar.

Janë banorët që protestojnë për pjesën e mbetur të dëmshpërblimeve nga përmbytjet e vitit 2010 dhe banorët që u shemben  shtëpitë nga ndërtimi i stadiumit ‘Loro Boriçi’.

Sapo doli nga Bashkia, protestuesit iu afruan Kryeministrit duke i kërkuar llogari, kurse Rama u shpreh se stadiumi do të ndërtohet sipas rregullave të UEFA-s dhe banorët do të dëmshpërblehen për banesat që do t’u prishen.

“Qeveri e korruptuar, duam paratë për përmbytjet”, reaguan banorët e përmbytur në vitin 2010.

Banorët u ndaluan nga Garda kur tentuan t’i afroheshin dhe të ndalonin Kryeministrin, kurse disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

https://www.facebook.com/959714680736596/videos/1066255053415891/?video_source=pages_finch_main_video

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here