Raporti i KE/Siguria ushqimore në Shqipëri nga AKU nuk është përmbushur

0
214

Siguria ushqimore në Shqipëri konsiderohet problematike në raportin e Komisionit Evropian në nëntor të vitit 2015.

Sejrie Baleta

Prej ditësh vlon debati në lidhje me sigurinë ushqimore. Rasti i çokollateve të cilat prodhohen në Holandë të cilat kishin përmbajteje plastike  pretendohet se janë futur dhe në tregun shqiptarë. Kjo situatë  ka shfaqur një gjëndje allarmi dhe paniku tek konsumatorët. Por Komisioni Europian ka publikuar raportin për sigurinë ushqimore në tregun shqiptarë. “Raporti i komisionit evropian në fund të 2015 për Shqipërisë evidenton problematikën e sigurisë ushqimore në vend. Në një kapitull të veçantë në raport thuhet se procedurat dhe planet e veprimit nga autoriteti kombëtar i ushqimit nuk janë përmbushur. Siguria ushqimore në Shqipëri konsiderohet problematike në raportin e Komisionit Evropian në nëntor të vitit 2015. Në kapitullin 12 të këtij raporti; siguria ushqimore dhe veterinaria Komisioni evropian evidenton se përsa i takon sigurisë ushqimore; procedurat dhe planet e veprimit nga autoriteti kombëtar i ushqimit nuk janë përmbushur. “Në përgjithësi për sigurinë ushqimore, procedurat dhe plani i veprimit të autoritetit kombëtar të ushqimit nuk janë adresuar. Nuk është marrë asnjë hap për të përmirësuar bashkëpunimin institucional për sigurinë ushqimore përmes përcaktimit të përgjegjësisë për secilin institucion. Rregullat e organizimit, funksionimit të procedurave të komitetit shkencor nuk janë finalizuar“, thekson Raporti. Pavarësisht se autoriteti kombëtar i ushqimit së bashku me drejtorit rajonale ka një staf mbi 500 persona, në vend ka problematika të ndjeshme të sigurisë ushqimore; produkte të skaduara, dhe regëtime kryesisht të bulmetit pa respektuar kushtet higjeno-sanitare. Siguria ushqimore është një fenomen në rritje pasi shumë produkte me përmbajtje jo cilësore kanë ndikim të drejtëpërdrejtë me shëndetin e njeriut. Rasti i Shqipërisë është se vetë autoritete përgjegjëse për kontrolin dhe cilësine ushqimore në vend e kanë anashkaluar këtë fakt dukë bërë që konsumatorët të përballen me një sërë problematikash në përdorimin e produkteve ushqimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here