Një sherr mes disa të rinjve në një lokal është regjistruar dje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rinia. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në konflikt janë përfshirë disa gjimnazistë, ndërsa dhjetëra prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Burime policore bëjnë me dije se shumë prej tyre kishin me vete mjete të forta prerëse, përkatësisht thika. Menjëherë pas njoftimit, katër furgona policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi konflikti, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të sherrit.