Ishte një mbledhje me diskutime të nxehta. Shumë pikëpyetje dhe shumë probleme që nuk mbëhen të padëshifruara. Alaudin malaj humbet betejën në KLD për tu rivotuar edh enjë herë në krye të Gjykatës së Apelit, ku qëndronte prej katër vitesh. Hysni Demiraj fiton përballë tij me rezultatin 8-2
Alma Çuka
Bia nga drejtimi i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj, njeriu mbi të cilin ishin bërë disa herë ankesa nga qytetarët dhe nga vetë anëtarët e kësaj gjykate. Pranë KLD-së Malaj nuk gëzonte reputacionin e një gjyqtari dhe drejtuesi korrekt. Kjo ka qenë edhe arsyeja që gjyqtari i vendosur përballë tij në votim, Hysni Demiraj të fitojë betejën për të drejtuar shkallën e dytë të gjyqësorit. Mësohet se në votim nuk kanë marrë pjesë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zhezair Zaganjori, Presidenti i Vendit, Bujar Nishani , anëtari i KLG, njëkohësisht dhe anëtarë i Gjykatës së Apelit Gjin Gjoni. Për këtë të fundit një ditë para mbledhjes ish-kryetari Malaj kishte nisur drejt KLD një letër, ku kërkonte përjashtimin nga e drejta për të votuar për shkak të konfliktit të interest. Janë të njohura tashmë konfliktet që ka pasur Malaj me Gjonin. Ata i kanë fillesat që prej kohës kur Gjin Gjoni u zjgodh anëtarë i Gjykatës së Apelit dhe më tej anëtarë I KLD dhe ku Malaj nuk ishte aspak dakord. Dukej se “ lufta” mes tyre ka qenë personale. Madje ka arritur deri në atë pikë ku gjyqtari Gjoni ka kalëlzuar në Prokurorinë e përgjithshme eprorin e tij. Megjithatë çështja u mbyll në shkallën e parë të gjykimit. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së djeshme, Gjopni nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe as e votimit, duke respektuar kështu kërkesën dhe ligjin. Përballë Alaudin Malaj, ishte kandidatura e gjyqtarit Hysni Demiraj, e cila mori 8 vota, kundrejt dy votave që mori Malaj. Mbledhja u drejtua nga Presidenti i vendit, njëherësh dhe Kryetarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pikat e tjera
Në mbledhje u miratua edhe raporti i inspektimit në Gjykatën e Apelit Korçë, lidhur me ankesën e bërë publike në disa media të shkruara dhe audiovizive ndaj gjyqtarit Stavri Kallço, për mosrespektim formal të ligjit dhe kryerjes së detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit” të Inspektoratit të KLD-së. Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli miratoi grafikun e analizës vjetore në gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit për vitin 2015, duke theksuar domosdoshmërinë e zhvillimit të këtyre analizave në prezencë të anëtarëve të KLD, me qëllim evidentimin e problematikave në gjykata dhe trajtimin e tyre me seriozitet në mbledhjet plenare. Anëtarët e Këshillit, në vijim të rendit të ditës, shqyrtuan dhe miratuan kërkesën e Sokol Pasho, për rikthimin në vendin e mëparshëm të punës në detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më tej mbledhja vijoi me votimin kandidaturave për 6 (gjashtë) gjyqtarët që do të jenë pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës të Apelit Administrativ, në zbatim të Dekretit nr. 9409, datë 27.01.2016 të Presidentit të Republikës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm: Fjoralba Prifti, Bernina Kondi, Enkelejda Softa, Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Bari Shyti. Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi Raportin “Mbi vlerësimin e punës së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë” të Inspektoratit të KLD-së, si dhe vendosi deklarimin e mbarimit të plotë të mandatit të kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Më pas Këshilli vijoi me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.