Gjykatat e pajtimit/ Avokati ndërmjetësues Ylli Kameri: Mund të kthehen nga gjykata pajtimi në mashtimi

0
250

 

Anëtarët e Dhikës Kombëtare të Ndërmjetësimit  janë shprehur kundër propozimit të Ministrit të drejtësisë Ylli Manjani për ngritjen e gjykatave të Pajtimit. Avokati ndërmjetësues Ylli Kameri, njohes i mirë i zgjidhjes së çështjeve me ndërmjetësim,  shprehet se ka shumë gjasa që nëse këto gjykata do të ngrihen, athjerë ato do të kthehen në gjykata mashtrimi e jo pajtimit. Për Standard Kameri iu përgjigj disa pyetjeve.

 

A mendoni se propozimi i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të ngritur Gjykata Pajtimi pranë çdo Bashkie është një domosdoshmëri në kushtet aktuale të vendit? 

 

“Ndërmjetësi kërkon zbatimin e standardeve  të larta etike humane e profesionale . Nuk është çështje gjykate apo institucioni. Drejtësia është diçka më e komplikuar. Ajo është e lirë/falas kur njeriu është i lirë. Në këto vite përpjekjet nuk kanë qënë drejt gjetjes apo kultivimit të kapaciteteve pajtuese. Gjykata e pajtimit duhet të jetë në funksion të çështjeve të përditshme urgjente. Në themel duhet të jetë diçka që nuk egziston në mentalitetin, sjelljen, edukatën por edhe aftësinë e shoqërisë shqiptare, që është neutraliteti ose shqip asnjanësia. Rreziku është që kjo lloj gjykate të kthehet nga gjykatë pajtimi në gjykatë mashtrimi edhe deri sot nuk shoh asnjë garanci që kjo të mos ndodhë. Gjykata e Shkallës së Parë në çdo rreth gjyqësor ka detyrim parësor edhe me ligj, pajtimin e palëve. Dëshira për të shtuar institucionet dmth burokratizim”.

Çdo të thotë në këtë rast një propozim i tillë. Çfarë fuqie do të ketë kjo gjykatë?

 “Ka një dëshirë të pakuptimtë për ti dhënë pajtimit/ndërmjetësimit një veti që nuk e ka. Për ta shndërruar nga proces të natyrshëm të trajtimit të konflikteve në një gjykatë . Kjo gjykatë mund të marrë emra të bukur por në thelb vendimet e saj nuk kanë fuqi detyruese, pra ju mungon elementi shtrëngues në egzekutim. Një çështje që gjen zgjidhje me pajtim nuk ka sens/arsye që egzekutohet forcërisht.”…..

Kush është ndryshimi mes një çështje që zgjidhet nga avokatët ndërmjetësues dhe asaj nga një gjykatë?

Ndërmjetësi ” më i mirë” është ai që kur palët kanë mbaruar çështjen i drejtohen njëra -tjetrës “Më fal :Pse erdhëm këtu?”. Në këtë pikëpamje po qe se krijohet një “gjykatë pajtimi” me të tillë “gjyqtarë” palët do ti drejtohen njëra – tjetrës,”Ku erdhëm këtu!”

Mos vallë kjo ide  nese realizohet do të mund të minimizojë një sërë çështjesh në gjykatat aktuale?

 Që vendimet të jenë të “detyrueshme’ atëherë duhet të jenë produkt i vullnetit të palëve, i interesave të menjëhershme dhe të ardhme të paleve . Ato duhet të mbajnë në vetvete arsyen, korrektesen , paanshmerinë edhe drejtësinë . “Drejtesinë” e ka por nuk e garanton ndërmjetësimi”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here