Liberaldemokratët janë duke hartuar një raport të ri ku kërkojnë legalizimin e shitjes së marihuanës përmes subjekteve të licencuara posaçërisht për këtë punë, duke përfshirë “cannabis social clubs”.
Ata thonë se kriminalizimi i kanabisit është një humbje kohe nga ana e policisë, dhe rrit rreziqet e shëndetit për shkak të informalizimit.
Partia po bën thirrje për një treg të rregulluar që të kontrollojë çmimet, potencialin e bimës, paketimin dhe t’u shitet personave mbi 18 vjeç.
Konservatorët kanë refuzuar propozimet e Liberaldemokratëve për të rishikuar ligjet e drogës brenda koalicionit.